“Kush mban çelësin e Ujmanit – mban çelësin e Kosovës”

Lajme

“Kush mban çelësin e Ujmanit – mban çelësin e Kosovës”

Nga: F. B Më: 26 qershor 2021 Në ora: 09:24
Ujmani

SHBA kanë propozuar Beogradit dhe Prishtinës që kontestin rreth liqenit të Ujmanit ta zgjidhin përmes themelimit të komisionit për lumin Ibër, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Modeli i propozuar do të ishte i ngjashëm me marrëveshjen amerikano-kanadeze për lumin Kolumbia, mirëpo ende palët nuk janë prononcuar rreth propozimit, pas kryerjes së studimit të qëndrueshmërisë së liqenit.

Marrëveshja për lumin Kolumbia rregulloi ujin, pronësinë ndaj saj de optimizmi shfrytëzimin e energjisë. Të gjithë ujin e merr nj etnitet –kompania dhe ajo pastaj e plason energjinë në bazë të marrëveshjes.

"Kjo në përgjithësi nuk është zgjidhje për atë që shkruan në marrëveshjen e Uashingtonit, nuk është tërësia e zgjidhjes”, thotë analisti politik Dushan Janjiq.

"Prishtina në të vërtetë është përgjigjur, ajo ka thënë në rregull mund të shqyrtohet sepse nuk ka të bëjë me pronësinë. E kjo është thelbësore për Serbinë, ajo nuk është pronësi vetëm e atyre 5 fshatrave që janë vërshuar po çështje e kufirit”, tha Janjiq.

Liqeni i Ujmanit është liqeni më i madh në Kosovë dhe një e treta furnizimit me ujë të pijshëm dhe 97 për qind e rrymës direkt varet nga Ujmani.

"Prishtina nuk mundet pa ujin e Ujmanit, Serbia mundet, po pse të lëshonte diçka që është potencial ujor i Serbisë dhe parakusht që të shfrytëzohet për asociacionin, që pala e Kosovës nuk e respekton “ thotë Jelica Putnikoviç, nga "Energjia e Ballkanit".

"Kush mban çelësin e Ujmanit, mban çelësin e Kosovës”, shtoi ajo.

Problemi i Ujmanit konsiderojnë ekspertët shkon shumë më thellë se çështja e pronësisë së energjisë elektrike, sepse në thellësinë e tij ka pasuri të kulturës serbe.

"Së pari çështja e hulumtimit të përbashkët, mbrojta e pasurisë së fshatrave të mbuluar, kujt i takon, Serbisë, Kosovës apo palës së tretë dhe çka me trashëgiminë kulturore” sqaroi Janjiq.

"Shpesh politikanët e Amerikës dhe Evropës nuk interesohen për çështjet thelbësore në terren, e do duhet të kujdeseshin si të zgjidhen ato drejtë në mënyrë ekonomike edhe politike në Serbi” thotë Putnikoviç.

Pas publikimit të studimit nga pala amerikane ende nuk ka asnjë qëndrim zyrtar as nga Prishtina as nga Beogradi rreth studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat