Figura politike do të dëshmojnë për vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Figura politike do të dëshmojnë për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 13:49
Ivanoviq

Më 6 korrik të këtij viti do të mbahet seanca gjyqësore për rastin penal te vrasjes se politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Musa Damati, i cili tha se në këtë seancë pritet që të dëshmojnë figura politike.

“Me datën 06 korrik 2021 në ora 09:30 në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është caktuar që të fillojë seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Ne këtë shqyrtim gjyqësor pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rendë politike”, ka thënë ai.

Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba në shpinë para objektit të partisë së tij në Mitrovicë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat