Tri qëllimet serbe në dialogun e Brukselit

Lajme

Tri qëllimet serbe në dialogun e Brukselit

Nga: F.B Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:48
Aleksandar Vuçiq

Delegacioni serb i kryesuar nga Vuçiq është përgatitur për provokimet që pala nga Kosova planifikon të shpreh në vazhdimin e dialogut sot dhe do insistojë në tri gjëra kyçe: nuk ka bisedime për njohjen e Kosovës, të bisedohet formimi i asociacionit të komunave dhe të bisedohet për çështjet e hapura si të pagjeturit dhe pasuria e qytetarëve dhe kishës , shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Gazeta merret edhe me atë që kryeministri i Kosovës Kurti dhe delegacioni pritet të shprehin duke përmendur paralajmërimin për padi për gjenocid kundër Serbisë dhe trajtimi si i barabartë  dhe shtet i pranuar.

Në tekst përmendet pjesëmarrja në delegacion e Saranda Bogujevcit e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ku njësitet paramilitare “Shkorpionët” kanë kryer krime, kur ajo ishte vajzë dhe e mbijetuara e vetme, me qëllim vjen ajo për bartur peshën e bisedës  tek padia dhe për të larguar bisedën për asociacionin.

Vuçiq para takimit të sotëm ka thënë se “çdo bisedë është më e mirë se një plumb i shkrepur” dhe se përkundër presioneve do luftojë për Serbinë, stabilitetin dhe paqen.

Edhe kreu i Kuvendit Daçiq ka fol për deklaratat bombastike rreth padisë si presion në prag të dialogut.

“Serbia është nën presione të ndryshme, që nga mbledhja e KS të OKB-së, ku na akuzuan për mos bashkëpunim me Gjykata, mos hapjen e asnjë kapitulli për bisedime , që ka detyruar Vuçiqin të pyes për perspektivën e Serbisë në BE”, ndërkohë “që e ka quajtur pakuptimtë deklaratën se Serbia nuk bashkëpunon me Hagën”.

Ai akuzoi palën nga Prishtina për tentim të përfitimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë, që përbënë sipas tij revizion të historisë dhe ndërtimin e identitetit të kombit shqiptar në Kosovë në trashëgiminë serbe.

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën  Petkoviç tha se situata para dialogut është shumë e vështirë dhe këtë situatë e gjeneron Prishtina me qëllimin minimin e dialogut.

“Do të përpiqemi fuqishëm dhe do insistojmë në asociacionin dhe raporte më të mira për të tejkaluar situatën e rëndë dhe atmosferën e popullit serb në Kosovë dhe ë kthehemi ka e ardhmja”, tha ai.

Sipas Petkoviç, Kurti ka mbështetje të madhe nga fuqitë perëndimore dhe askush në perëndim nuk reagon në kërcënimet dhe deklaratat provokuese, sepse Kosova sipas tij është fëmija i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat