E pabesueshme, ja ku ia gjeti policia drogën një të burgosuri në Prishtinë

Lajme

E pabesueshme, ja ku ia gjeti policia drogën një të burgosuri në Prishtinë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:33
Droga e sekuestruar

Sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

Image

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat