Qytetari nuk arrin të ndalet në vend në momentin kur e sinjalizon policia

Lajme

Qytetari nuk arrin të ndalet në vend në momentin kur e sinjalizon policia

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 08:17
Pamje nga video

Rastet e fundit të dy aksidenteve në Koshare dhe në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit”, ku mbetën të vdekur pesë persona i ka mobilizuar Policinë e Kosovës që të nis patrullimet edhe me makina civile dhe radarë në të gjitha magjistralet dhe autostradat e vendit.

Organet e rendit do të jenë të pakompromis ndaj shkelësve të ligjit në trafik dhe nuk do të kenë tolerancë.

Një rast paksa i çuditshëm ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Bresje.

Një qytetar me makinën e tij nuk ka arritur të ndalet në vend, në momentin kur policia i ka dhënë sinjal që të ndalet

Shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 80 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat