Daçiq takohet me Palmerin, flasin për Kosovën

Lajme

Daçiq takohet me Palmerin, flasin për Kosovën

Nga: F. B. Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:07
Palmer dhe Daçiq

Kreu i Kuvendit të Serbisë Daçiq ka biseduar sot me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit Palmer rreth Kosovës dhe dialogut, ku sipas kumtesës së kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Palmer ka nënvizuar qëndrimin e ShBA-ve për gjetjen e kompromisit për çështjen e Kosovës dhe nuk synon të bëjë presion në palët në dialog, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Në takimet e zhvilluar Palmer ka theksuar mbështetjen  plotë për të dërguarin special të BE-së për dialog dhe angazhimit dhe aktiviteteve të tij.

Daçiq ka thënë se raportet mes Serbisë dhe ShBA-ve janë avancuar dukshëm viteve të fundit dhe ato duhet të vazhdojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm.

"Sipas kryetar i Kuvendit do angazhohem për forcimin e lidhjeve me Senatin dhe Kongresin amerikan”, tha Daçiq, duke shtuar rëndësinë që kanë intensifikimi i dialogut politik dhe shkëmbimi i vizitave të ndërsjella.

Në bisedë dhe interesimit të Palmer rreth prioriteteve të punës së Kuvendit, Daçiq ka njoftuar për vendosmërinë e fuqishëm të forcimit të rolit të Kuvendit dhe avancimin e punës së tij.

Daçiq ka njoftuar zyrtarin amerikan edhe për procesin e reformës kushtetuese dhe aktivitetet në kuadër të dialogut ndër-partiak që ka zhvilluar me përfaqësuesit e PE, thuhet në kumtesën nga Kuvendi i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat