“Miku im Kadri…”, Ramiz Lladrovci e uron për ditëlindje Veselin

Lajme

“Miku im Kadri…”, Ramiz Lladrovci e uron për ditëlindje Veselin

Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:19
Kadri Veseli

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovcit ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për ditëlindjen e tij të 54.

Në një shkrim në Facebook, Lladrovci ka thënë se Veseli sot po festoj larg familjes dhe larg atdheut, e larg atyre që duan dhe nderojnë jetën dhe veprën e tij.

“Miku im Kadri, sot është ditëlindja jote dhe e feston larg familjes, larg atdheut. Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri. Padrejtësia është më e shpejtë se drejtësia. Prandaj, nuk është e lehtë as për Ty, as për familjen e as për të gjithë neve që rrugëtuam më ty me qëllimet më fisnike për liri”, ka thënë ai.

“Uroj nga zemra që ditëlindjet tjera t’i pritni në atdheun për të cilin bëre aq shumë, në mesin e më të dashurve tuaj, duke i kontribuar përparimit dhe fuqizimit të shtetit tonë, Republikës së Kosovës. Urime ditëlindja miku im, Kadri Veseli!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat