Presidenti çek i kërkoi falje Vuçiqit për bombardimet e NATO-s, reagon ministri i jashtëm: Është qëndrim i tij personal

Lajme

Presidenti çek i kërkoi falje Vuçiqit për bombardimet e NATO-s, reagon ministri i jashtëm: Është qëndrim i tij personal

Nga: F.B Më: 19 maj 2021 Në ora: 10:01
Jakub Kulhanek

Ministri i punëve të jashtme të Çekisë, Jakub Kulhanek, ka deklaruar se kërkim falja që presidenti Zeman i bëri Serbisë në lidhje me bombardimet e SRJ gjatë luftës në Kosovë është “deklaratë private”, shkruan “Exitnews”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij portali, Kulhanek vlerësoi se politika e Ballkanit është shumë e komplikuar.

"Nevojite dialog afatgjatë për të zgjidhur jo një, por shumë çështje, nëse jo edhe qindra padrejtësi”,  ka thënë ai në deklaratën e shkruar.

Ai shtoi se për Çekinë është me rëndësi të ketë “raporte të shkëlqyera” me Serbinë siç janë tash.

"Qoftë në nivelin ekonomik por edhe politik, në masën më të madhe ky nivel i shkëlqyer është edhe duke falënderuar Zeman dhe kjo duhet vlerësuar”, tha Kulhanek.

Zeman dje në takim me gazetarë pas takimit me presidentin e Serbisë, deklaroi se fushata ajrore e NATO-së kundër SRJ ishte “gabim”.

"Dua t’i kërkoj falje popullit serbe, kjo ishte gabim dhe i lus të na falin. Çekia ishte vendi i fundit që dha pëlqimin, kot kemi pritur të na bashkohet edhe dikush por ky nuk është arsyetim, kjo më ka munduar shumë dhe keqardhja lehtëson”, ka thënë Zeman.

Çekia e ka njohur Kosovën në maj 2008, tre muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe në qershor ka hapur ambasadën e saj në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat