Frikë nga gruaja që kërcënon stafin e shkollës

Lajme

Frikë nga gruaja që kërcënon stafin e shkollës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:56
Gruaja që kërcënon stafin e shkollës

Për çdo ditë, një person me ngecje mentale shkon tek shkolla “Nënë Tereza “ dhe kërcënon stafin e nxënësit e shkollës.

Kohën më të madhe e kalon duke shëtitur rrugëve të fshatit.

Në mesditë del nga shtëpia e më pas merr rrugë edhe drejt shkollës “Nënë Tereza” në Vranidoll.

Pos qeseve që e ka gjithmonë me veti, kjo grua me aftësi të kufizuara, dyshohet se herë pas here mban edhe mjete të mprehta.

Kjo ka shtuar frikën tek nxënësit e kësaj shkolle.

Pasi që nuk iu bindet askujt, Jashanica detyrohet që të lajmërojë edhe Policinë e Kosovës.

Ndërsa, tregon edhe sjelljet e saj sa herë që i afrohet shkollës.

Të frikësuar nga prezenca e saj po ndihen edhe nxënësit.

Banorët thonë që pothuajse çdo ditë, intervenon Policia e Kosovës ku e marrin e më pas e kthejnë në shtëpinë e saj, e që më pas largohet përsëri nga aty.

Këta kanë bërë thirrje nga institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë si rast e që të ofrojnë rehabilitim për të.

Mediat kanë pyetur Policinë e Kosovës për këtë rast, por ata nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat