Kjo fotografi shpjegon arsyen pse në Kosovë, ka shumë vdekje të punëtorëve në vendin e tyre të punës

Lajme

Kjo fotografi shpjegon arsyen pse në Kosovë, ka shumë vdekje të punëtorëve në vendin e tyre të punës

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:46
Fotografi e ndërtesës duke punuar

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh urbanistik.

Mundësia për punë, universitetet, modernizimi si dhe fokusimi i bizneseve ka bërë që shumë familje të shpërngulen në kryeqytet.

Çdo ditë shohim punime të ndërtimeve, kryesisht atyre të larta, derisa shpesh herë kjo gjendje ka bërë qytetarët të reagojnë, pasi që kryeqendra është betonizuar krejtësisht, duke pasur mungesë edhe të hapësirave gjelbëruese.

Por, përveç kësaj, punëtorët e ndërtimtarisë, vazhdojnë të jenë të pambrojtur dhe mjaftë të rrezikuar gjatë punës së tyre, ku vitin e kaluar pati edhe humbje jetësh.

Se sa të rrezikuar janë ata dhe në çfarë kushtesh punojnë, mund ta shihni më së miri përmes kësaj fotografie, e cila është shkrepur së fundmi, në të cilën shihet baza e skeleve, në një objekt që po ndërtohet në Lagjen Emshir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat