Vrasja e Agonis Tetajt: Nisin hetimet disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka!

Lajme

Vrasja e Agonis Tetajt: Nisin hetimet disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu ka ushtruar në Këshillin Prokurorial të Kosovës kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, i cili ishte duke e ndjekur penalisht rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore erdhi pas dyshimeve për mos trajtim të duhur të rastit të vrasjes së Agonis Tetaj nga ana e prokurorit Agron Uka, i cili edhe u largua nga ky rast me vendim të kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësja e prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

“Bazuar në vendimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, për këtë rast ka caktuar një prokuror tjetër nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i kësaj prokurorie, që të merret me trajtimin e kësaj çështje. Gjithashtu, në bazë të kërkesës së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe në bazë të autorizimeve ligjore nga Ligji nr. 06/L-057, për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, si autoritet kompetent, më datë 18 Mars 2021, në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka ushtruar kërkesë për fillimin e hetimeve disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit Shaban Gogajt, me propozim të shqiptimit të masës adekuate disiplinore”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat