Jevtiç sulmon Rashiqin – ja pse djali i tij u rrah

Lajme

Jevtiç sulmon Rashiqin – ja pse djali i tij u rrah

Nga: F.B Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:44
Jevtiç

Nënkryetari i Listës Serbe ka akuzuar Nenad Rashiqin për politizimin e rastit të rrahjes së djalit të tij, duke thënë se secila gënjeshtër ka afatin e qëndrueshmërisë, rrahja ishte për shkak të një vajze dhe politizimi i rastit po ndikon në mbajtjen e të rinjve, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka fol edhe lidhur me takimin e Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, duke e vlerësuar si me rëndësi takimin në ruajtjen e unitetit të serbëve.

Lidhur me vaksinimin ai tha se kjo është temë e veçantë, pasi Prishtina ka refuzuar ofertën për vaksina.

“Prishtina refuzoi vaksinat dhe kjo tregon raportin edhe për jetën, ajo iu është ofruar të gjithëve”, tha Jevtiç duke shtuar se pas këtij refuzimi vaksinimi u organizua në Kurshumli, ku njerëzit po vaksinohen.

Lidhur me rastin e rrahjes së djalit të Nenad Rashiç në Graçanicë pas përfundimit të mësimit ai u shpreh se shkak i rrahje ishte rreth një vajze, ndërsa Rashiç e shfrytëzoi rastin të politizojë atë rast.

“Secila gënjeshtër ka afatin e qëndrueshmërisë, ne që jetojmë në Kosovë e dimë të vërtetën rreth rrahjes. Është për keqardhje që Rashiç shkakun rrahjes rreth një vajze e politizoi dhe e bëri konflikt politik”, tha ai.

Pas kësaj njerëzit që u morën në pyetje edhe u liruan, u arrestuan përsëri dhe iu zgjat koha  mbajtjes në 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat