Betimi i Biden/ Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”, Bushati: Pres Amerikën e ëndrrave

Lajme

Betimi i Biden/ Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”, Bushati: Pres Amerikën e ëndrrave

Më: 20 janar 2021 Në ora: 20:33
Andi Bushati, Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, politikat e SHBA për Ballkanin nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Sipas tij qëllimi kryesor i administratës së re do të jetë dhënia fund e armiqësive në Ballkan dhe për këtë ai shtroi se shpresonte që të mos “ketë dhimbje” duke iu referuar ndonjë zgjidhjeje në dëm të interesit të shqiptarëve.

Haxhiu theksoi se “Kosova ka pafuqi për të zgjidhur problemin në veri’ dhe se “administrata Biden do t’i vërë pikën kësaj çështjeje”.

Ndërsa gazetari Andi Bushati thotë se politikat e ndjekura nga Trump dhe presidentët e mëparshëm të Demokratëve kanë “vija të qarta ndarëse”.

“Në periudhën Trump kemi parë një Amerikë tjetër se sa ajo Amerika e ëndrrave që çliroi Kosovën. Shpresoj dhe besoj që të rikthehet Amerika e ëndrrave dhe jo ajo e tipave kaubojsë të Trump dhe Grenell”, deklaroi Bushati.

Për z. Haxhiu edhe pse nuk pajtohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, tha se, ajo ka ardhur kryesisht për shkak të pamundësisë së liderëve të Kosovës për të zgjidhur problemet.

Në fund, Baton Haxhiu konsideroi si vendimtar faktin se si do të jenë marrëdhëniet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me pasardhësin e Merkel, që e cilësoi më afër Rusisë.

“Kam frikë se Kosova me këtë administratë do të ketë probleme serioze dhe nuk besoj se do të pyesin shumë për të ardhmen tonë”, përfundoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat