Naim Maloku tregon se si votojnë diaspora Sllovene

Lajme

Naim Maloku tregon se si votojnë diaspora Sllovene

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:43
Naim Maloku

Politikani nga Kosova, Naim Maloku i cili kohën e fundit po jeton në Slloveni, ka treguar se si duhet të votojnë diaspora shiptarë në këtë shtet.

Maloku shkruan në Facebook se, secilit shtetas slloven që jeton jashtë shtetit i dërgohet në adresë ku banon një zarf brenda të cilit ka fletëvotim, kopja e nenit të Ligjit për të drejtën e votimit dhe një zarf tjetër më i vogël dhe me shërbim postar të paguar.

Ai tregon se qytetari nëse dëshiron me shfrytëzua të drejtën e votimit e plotëson atë.

Postimi i plotë:

Si voton diaspora Sllovene?

Secilit shtetas Slloven që jeton jashtë shtetit i dërgohet, në adresë ku banon, zarfi brenda të cilit janë: fletëvotimi, kopja e nenit të Ligjit për të drejtën e votimit dhe një zarf tjetër më i vogël dhe me shërbim postar të paguar.

Shtetasi Slloven, nëse donë me e shfrytëzua të drejtën e votimit, e plotëson fletëvotimin, pra voton, të njëjtin e fute në zarfin tjetër, në të cilin është e shkruar adresa e KQZ-s me shërbim postar pra të paguar, dhe e hedh në kuti postare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat