838 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Lajme

838 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Në Kosovë edhe më tutje Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 nuk po gjen zbatim.

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 838 gjoba ndaj personave të ndryshëm të cilët kanë shkelur këtë ligj.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat