Musliu-Shoshi: Do të jemi bashkë edhe në vitin 2021

Lajme

Musliu-Shoshi: Do të jemi bashkë edhe në vitin 2021

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Musliu-Shoshi tha se viti 2020 që po kalon ishte më i vështiri në vitet e fundit e i vështirë po duket edhe Viti që po hymë.

Ajo tha se Kosovën e tronditën dy fortuna, pandemia dhe arrestimet e ish-komandatëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Miq të mi,

Viti që po kalon ishte më i vështiri në vitet e fundit. I vështirë po duket edhe Viti që po hymë. Pandemia e cila na erdhi në mars të këtij viti do të na e marrë edhe një pjesë të energjisë sonë në vitin e ardhshëm.

Treguam durimin dhe përkushtimin që këtë sfidë ta kalojmë më lehtë duke i qëndruar njëri-tjetrit bashkë.

Do të jemi bashkë edhe në vitin 2021.

Fortuna e kësaj fatkeqësie shëndetësore do të kalojë vetëm bashkë, duke e luftuar pandeminë, duke u munduar që ta ndihmojmë shëndetësinë e ta shpëtojmë ekonominë. Sepse ne do të jetojmë, fëmijët tanë do të rriten me edukim dhe arsimim, e ne do të kontribuojmë që vendi ynë të përparojë.

Respekt dhe mirënjohje nga zemra, për të gjithë profesionistët shëndetësorë, policinë dhe zjarrfikësit të cilët punan panderpre gjate vitit e te cilet edhe  natën e fundit të vitit të ri na e bëjnë më të sigurtë.

Por, Kosovën e goditi edhe një fortunë tjetër, Themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë në vendin e tyre, për të cilin sakrifikuan dhe luftuan që ne sot të jemi të lirë e Kosova të bëhet e pavarur. Ata nuk janë me familjet e tyre e as nuk janë me ne që të kontribuojmë në të mirë të qytetarëve tanë. Kjo dhimbje le të na shërbejë si mesazh për t’u bashkuar që luftën tonë të drejtë ta mbrojmë me çdo kusht.

Të dashur shqiptarë, kudo që jeni, Gëzuar Vitin e Ri 2021!

Shëndet dhe jetë në shtëpitë e juaja, paqe e dashuri në zemrat e të gjithëve!

Uroj që viti i ardhshëm të jetë i bekuar e me shumë forcë që t’i përballojmë vështirësitë që na presin.

Gëzuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat