Gjilas i përgjigjet Daçiqit: Amatorët ty dhe Vuçiqin vitin tjetër iu pastrojnë nga skena politike

Lajme

Gjilas i përgjigjet Daçiqit: Amatorët ty dhe Vuçiqin vitin tjetër iu pastrojnë nga skena politike

Nga: F.B Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:41
Dragan Djilas

Kreu i partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Dragan Gjilas është përgjigjur në deklaratën e kreut të Kuvendit të Serbis Ivica Daçiq që quajti atë dhe opozitën si amatore, “se vitin që vjen këta ‘amator’ do të pastrojnë atë dhe Vuçiqin nga skena politike dhe do të i dërgojnë në të kaluarën”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

“Daçiq, amatorët ty dhe Vuçiqin do ju pastrojnë nga skena politike vitin tjetër”, tha ai.

“Ja unë të premtojë këtë. Edhe ty edhe Vuçiqit dhe të gjithë juve që këtë shtet e keni shndërruar në diçka të tmerrshme që asnjëri nga ne nuk ka mundur ta mendojë, as në kohën kur së bashku me Slobodan Millosheviqin dhe Vojslav Sheshelin keni bërë lufta dhe sanksionet sollën edhe përjashtimin nga OKB”, tha Gjilas, kumtuan në SSP.

Kryetari i SSP Gjilas ka thënë se në këtë synim, opozitën “nuk do ta pengojnë asnjë RTS, PINK, Informer, apo mediumet tjera”.

Mediet kanë publikuar xhirimin e emisionit ku merrte pjesë Ivica Daçiq në RTS, që pastaj u shpërnda edhe në rrjetet sociale, kur gjatë emetimit të reklamave ndër tjera Daçiq shprehet, “Kush është bre Gjilasi? Të them një gjë, ata bre janë amator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat