Daçiq: Ballkani nuk mund të jetë çështja qendrore e Gjermanisë në 2021, sepse hyn në fushatën parazgjedhore

Lajme

Daçiq: Ballkani nuk mund të jetë çështja qendrore e Gjermanisë në 2021, sepse hyn në fushatën parazgjedhore

Nga: F.B Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Flamuri gjerman

Kreu i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, ka thënë se Gjermania ngadalë po hyn në fushatën parazgjedhore dhe nuk duhet menduar se tash në atë vend çështja qendrore të jetë Ballkani, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

“Në Gjermani në vjeshtën që vjen do të mbahen zgjedhjet. Nuk mund të mendojmë ne se jemi më të rëndësishmit dhe do të jetë çështja qendrore për Gjermaninë”, tha Daçiq, duke komentuar deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BeH Valentin Incko, për angazhimin më të madh gjerman në Ballkan dhe BeH.

Ai ka shtuar se kancelarja gjermane Angela Merkel, “ende interesohet” për këtë regjion, por mund të ndodhë që në Gjermani në pushtet të vijë dikush që nuk i intereson kjo.

Ndërsa, lidhur me spekulimin se ish-sekretarja Ollbrajt do të udhëheq dialogun e Beogradit me Prishtinën, Daçiq mendon se kjo nuk është reale.

“Të kuptohemi, vështirë që dikush që ka lëshuar bomba në ne të udhëheq dialogun. A është kjo normale? Prandaj, është joreale që dikush të mendojë në këtë mënyrë”, tha Daçiq për Tv Pink.

Ai përkujtoi se lotuesi shqiptar Eliot Engel që me Ollbrajt kohë më parë në Kongres kritikuan Serbinë, pas 30 viteve humbi në zgjedhjet amerikane.

Në Prishtinë sipas tij, nuk dihet me kënd të bëhet dialog dhe ata arsyetohen me vite, që nuk është vetëm shprehje e forcave reale politike, por edhe nxitjes së jo-stabilitetit.

Ai paralajmëroi se nesër në Parlamentin e Serbisë do të shqyrtohet raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë, ku Serbia ka kusht specifik për përparim drejt BE-së – çështjen e dialogut me Prishtinën , të cilin nuk e ka pasur asnjë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat