Hulumtim për teorinë konspirative, a e krijuan kinezët virusin? Serbët me 41,5 , shqiptarët në Shqipëri 59,4, malazezët 58 për qind sa edhe Kosova

Lajme

Hulumtim për teorinë konspirative, a e krijuan kinezët virusin? Serbët me 41,5 , shqiptarët në Shqipëri 59,4, malazezët 58 për qind sa edhe Kosova

Nga: F.B Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Në Ballkanin perëndimor 80 për qind e banorëve nga regjioni besojnë në teorinë konspirative se virusi u krijua nga kinezët, ndërsa hulumtimi tregon se rreth 60 për qind e shqiptarëve në Shqipëri janë “viktima “ të kësaj teorie, ndërsa këtë e besojnë 41,5 për qind e serbëve dhe 58 për qind e malazezëve dhe po aq edhe banorëve në Kosovë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Këtë e tregon hulumtimi i kryer nga Këshilli atlantik i Uashingtonit dhe grupi këshillëdhënës për politikë publike “Ballkani dhe Evropa”.

Në Serbi 41,5 për qind e të anketuarve besojnë në teorinë konspirative rreth virusit, ndërsa kjo shifër arrin 59,4 për qind në Shqipëri.

Teorinë se kinezët e krijuan virusin artificialisht më së paku e besojnë serbët rreth 35, ndërsa se ai doli nga laboratori në Vuhan e besojnë 39 për qind e serbëve.

Ky numër arrin 65 për qind në Shqipëri kur pyeten për krijimin dhe 58 për qind rreth daljes nga laboratori. Por sipas gazetës serbët në Malin e Zi dhe Kosovë besojnë më pak në këtë teori në krahasim me grupet tjera etnike në Ballkan.

Rreth 86,1 për qind e serbëve në Kosovë beson se Bill Gejts krijoi vaksinën për të vendosur “çipat” në popullatë,ndërsa 93,7 për qind e tyre mendon se industria farmaceutike e ka krijuar propagandën rreth virusit. Njëjtë edhe grupet tjera etnike besojnë në këtë teori.

Rreth marrjes së vaksinës, 53,4 për qind e të anketuarve në vendet e Ballkanit nuk do të merrte vaksinën, ndërsa vetëm 39,2 për qind “me gjasë” apo “sigurt” do vaksinohej.

Ndarja më e madhe në shoqëritë në Ballkan rrteh marrjes së vaksinë janë në Malin e Zi, ku vetëm 44,8 do të merrte vaksinën. Në Ballkan 55 për qind e të anketuarve besojnë se qeveria kineze krijoi vaksinën, ndërsa 56 për qind se industria farmaceutike u përzier në shpërndarjen e virusit, e rreth 28 për qind atë e ndërlidhin me rrjetin teknologjik 5 G, të tjerët 33 për qind konsiderojnë se ushtria amerikane e krijoi atë si armë biologjike dhe 35 për qind se krijimin e bëri Gejt për të vendosur “çipa” përcjellës.

Në vende nëse shikohen të dhënat e hulumtimit, në Shqipëri rreth 60 për qind besojnë se virusi u krijua në laborator, ndërsa në BeH rreth 56 për qind thonë se shpërndarja u bë nga industria farmaceutike

Në Kosovë 58 për qind besojnë se qeveria kineze krijoi virusin, po sa mendojnë se industria farmaceutike mori pjesë në shpërndarje, sa janë shifrat edhe në Malin e Zi, 52 për qind e maqedonëve 52 për qind mendojnë se industria farmaceutike ndikoi për shpërndarje, këtë në Serbi e mendojnë 50 për qind.

Në Maqedoni rreth 40 për qind thanë se nuk vaksinohen, 33 për qind në Serbi e thanë këtë.

Në hulumtim u tha se Ballkani është çerdhe e teorive konspirative dhe shkaktar i kësaj është mos besimi në institucione , hulumtimi është kryer në tetor dhe janë anketuar 1 mijë qytetarë të moshës madhore me telefonata online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat