Deklarata tronditëse kundër Thaçit: I shpalli hero Behajdin Allaqin e Shaban Shalën por kufomat ua fshehu

Lajme

Deklarata tronditëse kundër Thaçit: I shpalli hero Behajdin Allaqin e Shaban Shalën por kufomat ua fshehu

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi

Pas Fondacionit të themeluar nga Idrizi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ku po kërkon para për të paguar avokatët e Hashimit në Speciale, kanë vërshuar reagimet.

Një ndër më të zëshmit është ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kufomat e atdhetarëve Behajdin Allaqi dhe Shaban Shalës janë fshehur nga Thaçi.

Sipas tij, ai edhe i shpalli hero edhe ua fshehu kufomat, ku shton se ai ishte lider që ka qëndruar larg fronteve të luftës.

Edhe pse Thaçi kishte deklaruar se ka qëndruar larg luftës, sipas Miftarit “pafajësinë” e tij po e mbrojnë pesë avokat të kalibrit botëror.

Në fund, ish-agjenti i SHIK-ut shton se gjaku nuk humbet kurrë.

Postimi i plotë:

Idriz e kush do të hap një fondacion humanitar për të mbledh para nga populli i varfër me politikanë të pasur për të ja shkolluar fëmijët dhe për ti gjetur kufomat e atdhetarëve Behajdin Allaqit dhe Shaban Shalës, interesant e ka shpall vet Hero por kufomat i ka fsheh vet aj komandanti i juaj lideri që ka nëjtë larg fronteve e që sot po ta mbrojnë të pa ,fajshmin' pesë avokat të kalibrit botëror!

Pafajësia mund të blihet me pare por nga turpi nuk shpëton askush dhe gjaku nuk humb kurrë herët a vonë llogaridhënia para zotit vetëm vanon se vjen gjithsesi në vend të vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat