Zeja e Biden: Asgjë nga BE nëse nuk e pranoni Kosovën

Lajme

Zeja e Biden: Asgjë nga BE nëse nuk e pranoni Kosovën

Nga: F.B Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:47
Trump, Biden dhe Vuçiq

Serbia sipas të gjitha gjasave do të mbajë mirë në mend ardhjen e Joe Biden në krye të Amerikës. Administrata e re amerikane qysh në start ka paralajmëruar rol aktiv edhe dominues ndaj Ballkanit, para së gjithave me kthimin e Madeleine Albright në skenën politike, që dëshmohet me porositë e saj të para për Serbinë. Njohës të rrjedhave të politikës ndërkombëtare për “Nova.rs” kanë thënë se pritet presion i ashpër në njohjen definitive të pavarësisë së Kosovës, nëse jo ndërprerje ulje të raporteve me Kinën dhe Rusinë, përndryshe siç ka thanë Madeleine Albright – asgjë nga BE, transmeton “Bota Sot”.

Ata që nuk e kishin të qartë, çfarë na pret, atyre që thoshin se nuk do ketë ndryshim të politikës së ShBA-ve ndaj Serbisë në krahasim me atë që praktikoi Trump, porosia e qartë arrin nga vetë Biden, që në lojën në Ballkan ktheu një ndër figurat më të urryera të administratës amerikanen ndonjëherë – ish-sekretaren Madeleine Albright.

Albright së bashku me ekspertin për Ballkan Server është obliguar në emër të administratës Bajden-Haris që të shpreh rekomandimet për politikën e ardhshme amerikane.

Albright: “Ata serbët e neveritshëm”

Pas kësaj Albright që në opinionin në Serbi mbahet mend si luftëtaren më të madhe të bombardimeve dhe mbështetësen më të madhe të “demokracisë tomahouk” që na ka quajtur “serbët të neveritshëm”, që praktikisht ndërpreu bisedimet në Rambuje dhe shqiptarëve iu premtoi “Çdo gjë që duan”.

Detyrë me rëndësi për ata që të kenë të qartë se nuk mund të jenë pjesë e BE-së nëse vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjnë dhe mënyrën që e bëjnë. Amerika do duhet të tregonte cilat janë pritjet për raportin amerikano-serb. Duhet të kuptojmë se Serbia ka forca që duan raporte më të mira me ShBA. Nuk është gjithçka negative në Serbi. Ata duan të trajtohen ndryshe dhe ne kemi instrumente ekonomike edhe politike të ndikojmë” ka thënë Madeleine Albright në Këshillin për politikë të jashtme.

Agjenda e përcaktuar

Kreu i Qendrës për politikë të jashtme dhe profesori i shkencave politike Dragan Gjukanoviç duke fol për kthimin e Madeleine Albright në administratën e re amerikane për “Nova. Rs” tha: “Ndikimi i saj në secilën administratë amerikane ishte i lartë. Tash duket se e pret angazhim shtesë, pasi njeh mirë rrethanat dhe do të mund të ndikoj në formulimin e politikës amerikane në Ballkan” tha ai.

“ShBA ka agjendën e përcaktuar, që nuk e kanë ndryshuar as nën administratën e Trumpit. Është i qartë perceptimi për Kosovën, BeH dhe Ballkanin në përgjithësi. Vetëm shtrohet çështja e mënyrës së realizimit të asaj që e kanë vijëzuar në Ballkan”.

Shpejtë do të ndjejmë presionin

Po mendim të ngjashëm ka edhe diplomati Zoran Milivojeviç. “Çështja kryesore është pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe mbetet vetëm pikëpyetje çfarë metode do të aplikohet. Administrata Trump sillej ndryshe, këtë çështje nuk e zgjidhen përmes Departamentit të Shtetit si përpara, Tramp punonte direkt përmes Shtëpisë së Bardhë edhe në fushatë parazgjedhore. U përdor mekanizmi ekonomik në marrëveshjen e Uashingtonit, që ka dhënë rezultat dhe është pragmatik. Kur bëhet fjalë për administratën e re është e qartë se ajo i kthehet kontinuitetit të asaj më përpara të Obamës” tha Milivojeviç.

Qëllimi si tha është kthimi i Amerikës në pozitën e fuqisë globale, ndërsa Serbinë e presin dy gjëra:

“Kthimi i punës në duar të Departamentit të Shtetit, pastaj koordinimi i ShBA me Brukselin rreth Ballkanit, që nënkupton presion më të vogël apo më të madh varësisht nga vlerësimi i situatës. Kjo përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës nënkupton edhe ndalimin e ndikimit malinj të Kinës edhe Rusisë në Ballkan. Në çdo rast na pret raport aktiv edhe dinamik me ShBA ndaj Serbisë . Shumë shpejtë këtë do ta ndjejmë”, përfundoi Milivojeviç për “Nova.rs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat