Kosova dhe Maqedonia Veriore do të mbajnë mbledhjen përbashkët të qeverive me 25 janar

Lajme

Kosova dhe Maqedonia Veriore do të mbajnë mbledhjen përbashkët të qeverive me 25 janar

Nga: F.B Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:48
Zoran Zaev

Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar se me 25 janar të vitit që vjen do të mbajë mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës në Shkup, shkruan “Veçer” transmetojnë “Blic” dhe “Bota Sot”.

Si thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra për media e Qeverisë së Maqedonisë Veriore, qeveria në mbledhjen e fundit ka shqyrtuar edhe ka miratuar vendimin për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Me këtë rast u njoftua se të gjitha ministritë janë të obliguara të përgatiten dhe të propozojnë marrëveshje që do kontribuojnë në bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve mes të dy vendeve.

Ndërsa ministria për raporte mes bashkësive që drejtohet nga zëvendës-kryeministri Artan Grubi në afatin prej 5 ditëve duhet të paraqesin propozimet dhe temat për pyetjet e mundshme, gjatë mbledhjes së përbashkët, marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit që priten të jenë në rendin e ditës.

Kjo është praktikë e mirë e krijuar nga vendet e regjionit për mbledhje të përbashkëta mes qeverive të vendeve, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta mes vendeve fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat