Historiani serb Trifkoviç, tërheq vërejtjen në njerëzit e rrezikshëm të Bidenit: Do të vazhdohet puna e pakryer kriminale në Ballkan

Lajme

Historiani serb Trifkoviç, tërheq vërejtjen në njerëzit e rrezikshëm të Bidenit: Do të vazhdohet puna e pakryer kriminale në Ballkan

Nga: F.B Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Historiani serb Trifkoviç, tërheq vërejtjen në njerëzit e rrezikshëm të Bidenit: Do të vazhdohet puna e pakryer kriminale në Ballkan

Kanë vazhduar polemikat dhe frika në opinionin dhe mediet serbe rreth angazhimit amerikan në Ballkan posaçërisht pas fitores së Bidenit ndaj Trump, ata shprehin drojën se do ketë ndryshime për keq në politikën amerikane në regjion.

Historiani serb Srgja Trifkoviç është shprehur për TV Pink se “Është për të u frikësuar se ndryshimi do të jetë për keq pas zgjedhjeve amerikane” dhe shtoi se ajo në çka bazohet kur thotë këtë është se njerëzit e zgjedhur nga Joe Biden emrat dhe karrierën e kanë ndërtuar në nevojën të shpijnë në fund “punën e pakryer” në Ballkan, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Trifkoviç ka shtuar se para së gjithave mendon në sekretarin e sapoemëruar Entoni Blinken.

“Ata do të shtyjnë në drejtimin e njëjtë sepse funksionojnë sipas paracaktimit. Ata do të kenë edhe më tutje promovim të demokracisë përkatësisht revolucione të koduara në Minsk dhe Msokë, armatim të Ukrainës, Ballkani do të jetë krateri periferik në të cilin do duan të imponojnë vullnetin e vetë” tha ai.

Ai nënvizoi se këta njerë nuk janë të përshtatshëm për dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat