Në Kosovë bie numri i vizitorëve në hotele

Lajme

Në Kosovë bie numri i vizitorëve në hotele

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Pandemia COVID-19, ka prekur edhe biznesin e hotelerisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajve të korrik, gusht dhe shtator këtë vit, ka pasur përgjysmë më pak vizitor, në krahasim me vitin e kaluar.

Çdo biznes në Kosovë dhe jo vetëm është prekur dhe është dëmtuar ekonomikisht nga pandemia.

Një nga bizneset më të dëmtuar është ajo e hotelerisë.

Sipas ASK-së, gjatë muajve të korrik, gusht dhe shtator këtë vit, ka pasur përgjysmë më pak vizitor, në krahasim me vitin e kaluar.

Në korrik, gusht dhe shtator të vitit të kaluar kishte 86 mijë e 75 vizitorë. Kurse në këtë vit janë vetëm 40 mijë 272 vizitorë.

Hotelet e regjionit të Pejës patën më shumë punë, kurse ai i Gjakovës kishte më së paku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat