Flet Shpejtim Bulliqi, ja pse e përqafuan lisin?

Lajme

Flet Shpejtim Bulliqi, ja pse e përqafuan lisin?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
Kurti dhe Bulliqi

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi jo fort e zakontë e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të sapo zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në këtë imazh që fillimisht ishin dyshimet se ishte montazhë, Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar trungun e një lisi.

Mirëpo, Shpejtim Bulliqi i kontaktuar nga media tha ishte vetëm fotografi e rastit dhe se nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për të e as për liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Ai u shpreh se patën dëshirë ta mbajnë kujtim këtë lis të vjetër mbi 600 vjeçar të Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat