Deputetja e PDK’së tallet me fotografinë e Kurtit me Bulliqin: A ke Molla e Kuqe kjo?

Lajme

Deputetja e PDK’së tallet me fotografinë e Kurtit me Bulliqin: A ke Molla e Kuqe kjo?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Kurti dhe Bulliqi

Deputetja nga PDK’ja në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, e ka shfrytëzuar fotografinë e kreut të LVV’së dhe fituesit të zgjedhjeve në Podujevë nga partia e tij, Shpejtim Bulliqit.

Deliu- Kodra, përmes ‘Facebook’-ut të saj, ka pyetur fotografinë “a ke molla e kuqe kjo, apo?!”.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi jo shumë e zakonshme e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të sapo zgjedhur të komunës së Podujevës.

Në fotografi Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar një pemë.

Lidhur me këtë, nuk ka pasur ndonjë reagim apo sqarim zyrtar nga partia VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat