E injektuan për ftohje, por tani është në gjendje kome - flet babai i dy-vjeçares nga Mitrovica

Lajme

E injektuan për ftohje, por tani është në gjendje kome - flet babai i dy-vjeçares nga Mitrovica

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:15
Lorena Latifi

Dy-vjeçarja nga fshati Broboniq i Mitrovicës, Lorena Latifi është në gjendje kome dhe familja e saj për shkak të pamundësive financiare për të tejkaluar këtë sfidë po kërkon ndihmën e qytetarëve. Në shkrimin e familjes thuhet se vajza ishte vetëm e ftohur, por pas marrjes së një injeksioni, asaj iu ndalë zemra dhe pas kthimit në jetë, vajza ra në gjendje kome.

Muhamet Latifi, prindi i 2-vjeçares tha se rasti është paraqitur në Polici. Ai tregoi se vajzën e kishin kontrolluar në pediatri në Mitrovicë. Por, se çfarë ndodhi me vajzën e tij, as ai nuk është në dijeni. Ai thotë se vajza ishte e shëndosh dhe se ineksionin e kishte marrë për ftohje.

“Dikush prej motrave ja ka dhënë ineksin. Mjeku ose ajo që ia ka dhon ineksin, apo barnatorja që ia ka shit, në të 3 mundem me dyshu. Ndoshta ineksioni ka qenë pa afat.  Vajza ka qenë mirë”, tha Latifi.

Anipse vajza ka filluar të reagojë, prindi i saj thotë se ajo nuk është mirë dhe se janë duke i qëndruar pranë. Por, për t’i ndihmuar për ilaçe dhe gjëra të tjera, familja e Lorenës ka nevojë për ndihmën e gjithsecilit.

“Mjekët nuk na kanë rekomanduar ende për dërgim jashtë vendit, mirëpo po duhet me ndejtë afër vajzës, me ja siguru ilaqet dhe unë nuk i kamë mundësit se unë s’jam duke punu, për atë arsye kam kërkuar ndihmë. Inshallah don zoti e shërohet”, thotë babai i Lorenës.

Express ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është paraqitur në Polici nga familja, mirëpo ende nuk është hapur si rast.

Zahiti konfirmoi se hetimet e Policisë dhe Prokurorisë kanë filluar për të kuptuar se si ka ardhur deri tek ngjarja.  

Në këtë link mund t’i ndihmoni Lorenës së vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat