Reagon edhe avokati Koci për lidhjen e Adriana Matoshit, ja fjalët e tij

Lajme

Reagon edhe avokati Koci për lidhjen e Adriana Matoshit, ja fjalët e tij

Nga: M.H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:58
Adriana Matoshi

Gjatë ditës së djeshme aktorja shqiptare Adriana Matoshi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me futbollistin afrikan Keith Groeneveld, ish-futbollist i Ferronikelit.

Aktorja ka treguar që në lidhje me lidhjen e saj është paragjykuar mjaftë shumë mirëpo që asaj nuk I bën se çfarë thuan të tjerët.

Avokati Arianit Koci ka reaguar për këtë ngjarje, duke u shprehur që komentet raciste janë të papruneshme dhe poshtëruese, transmeton “Bota sot”.

Koci u shpreh që lidhja e aktores po më duket simpatike mirëpo që të njejtën nuk do të ja dëshironte djalit të tij sepse sado liberal që jam nuk do të doja të ishte djali im në lidhje me një zonjë të vjetëve dyfish të tij.

Adrianës i dëshiroj sukses në jetë, respektoj së pari se i ka rritë 4 fëmijë thuaja vetëm. Plus ka arritë sukses në karrierë, shkruan më tej Koci.

Postimi i plotë

Natyrisht se komentet raciste janë të papranueshme. Janë poshtërsi.

Por, dorën në zemër, lidhja e Adrianës po përflitet për shkak të dallimit në moshë - dhe atë së pari se i dashuri i saj i paska 21 vjet.

Temë interesante për një të shtune pasdite.

Mua nuk po më pengon aspak, madje po më duket lidhje simpatike.

Sidoqoftë, po e hapi zemrën:
A kisha pasë qejf që djali i im - sa është tash rreth të 20-ave, të jetë në lidhje me një zonjë që e ka dyfishin e moshës së tij?

Jo, sado që jam liberal.

Adrianës i dëshiroj sukses në jetë.
E respektoj së pari se i ka rritë 4 fëmijë thuaja vetëm. Plus ka arritë sukses në karrierë.

Sidoqoftë, nuk po e shoh që ka nevojë për përkrahjen tonë sa i përket kësaj pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat