Ben Meir: Qasja e Bidenit ndaj Ballkanit nuk do të ishte shumë ndryshe nga ajo e Trumpit

Lajme

Ben Meir: Qasja e Bidenit ndaj Ballkanit nuk do të ishte shumë ndryshe nga ajo e Trumpit

Nga: F.B Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:31
Alon Ben Meir

Eksperti amerikan për Ballkan Alon Ben Meir në intervistë për “Kosovo-online” e pranon se dëshiron fitoren e Joe Bidenit në zgjedhje, por tërheq vërejtjen se politika e ShBA-ve ndaj Ballkanit në atë rast nuk do ketë ndryshime drastike nga qasja që ka Donald Trump, transmeton “Bota Sot”.

"Vështirë të parashikohet fituesi në zgjedhje, mirëpo anketat edhe lajmet e ndryshme dhe universitetet tregojnë se Biden është në epërsi dhe me gjasë do të jetë president i ardhshëm dhe personalisht shpresoj këtë” tha Ben Meir.

Lidhur me qasjen amerikane ndaj Ballkanit nëse Biden fiton, Ben Meir tha “ Politika amerikane ndaj Ballkanit në administratën amerikane nuk do ndryshojë shumë. Edhe republikanët edhe demokratët dëshirojnë të shohin fundin e konfliktit mes Kosovës edhe Serbisë dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në BE. Mbase Baiden mund të jetë më aktiv, posaçërisht pasi kundërshton ashpër përzierjes së Putinit në Ballkan dhe me siguri do përshpejtoj integrimin e shteteve të Ballkanit”.

Ndërsa lidhur me dialogun dhe marrëveshjen përfundimtare nëse ajo mund të arrihet në muajt e ardhshëm, ai theksoi se nuk pret fryte nga dialogu nëse Serbia nuk obligohet në dy gjëra në dhënien fund të fushatës për tërheqjen e njohjeve dhe pranimin se rezultat i dialogut të jetë njohja e Kosovës dhe procesi i bisedimeve duhet të synimin për arritjen e qëllimit përfundimtar.

Rreth ndarjes së bashkësisë shqiptare edhe serbe në zgjedhjet amerikane, Ben Meir tha se shumica e qytetarëve amerikan është e ndarë, Trumpi ka thelluar ndarjen dhe realiteti është se as shqiptarët as serbët nuk janë përjashtim, ka që mbështesin Bidenin por edhe Trumpin.

“Trump tash e disa kohë fol se nuk do të pranoj rezultatet nëse nuk fiton, nuk është e saktë se votimi me postë është i gabuar, kur shumica e kabinetit të Trumpit votojnë ashtu. Trump nuk mund të bëj shumë rreth kësaj dhe do tentoj të ndaloj numërimin që do krijonte situatë kaotike dhe nuk mund të ketë shume opsione pas zgjedhjeve” tha ai lidhur me kritikën e Trump për votimet me postë.

Ai ka theksuar se korrupsioni është një ndër problemet kyçe të vendeve të Ballkanit dhe ato duhet të ndërmarrin masa të domosdoshme në luftën kundër tij sepse kjo ndikon në rrugën e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat