Zëvendësministres i vidhet vetura në oborr, u tentua edhe vjedhja e veturës zyrtare

Lajme

Zëvendësministres i vidhet vetura në oborr, u tentua edhe vjedhja e veturës zyrtare

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Mbrëmë në orët e vona të natës i është vjedhur vetura private zëvendësministres së Mbrojtjes të Kosovës, Sadika Kofrc.

Burime të IO bëjnë të ditur se vjedhja e veturës ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Vetura personale e zëvëndësministres që vie nga komuniteti boshnjak ishte e modelit Audi A4.

Madje, hajnat kanë tentuar të vjedhin edhe veturën zyrtare e cila ndodhej në oborrin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat