“Tradhtarëve iu vjen fundi shpejt”, çfarë po paralajmëron Halil Geci, kush i vrau shokët e vet?

Lajme

“Tradhtarëve iu vjen fundi shpejt”, çfarë po paralajmëron Halil Geci, kush i vrau shokët e vet?

Nga: N.Sh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 11:49
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, për ditë e më shumë po e ngritë zërin e tij kundër atyre që e tradhtuan Kosovën, por edhe shokët e tyre.

Kësaj radhe, përmes një shkrimi në gjatë, Geci thotë se tradhtarët dhe të pabesëve iu vjen fundit shpejt.

Ai në shkrimin e tij ka folur për Gjykatën Speciale dhe Hashim Thaçin.

Për Thaçin, Geci thotë se i tradhtoi shokët e vet.

Sipas tij, edhe Dosjet e Speciales që u publikuan muajin e kaluar nga OVL-UÇK janë meritë e Thaçit.

Ai Thaçin e akuzon se i tradhtoi shokët e tij, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn, por edhe tash ka tradhtuar OVL-në.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, sipas Gecit u tradhtuan nga Thaçi.

Më poshtë, shkrimi i Halil Gecit:

Gërhitjet e fundit të Hashimit dhe të argatëve të ti në politik dhe në marifetet e tyre të lidhura këmbë e krye me krimin dhe me agjentura pro sllave,e sllave në dëm të atdheut ku e kanë dëmtuar tej mase të ardhmen e këtij vendi.

Hashimi dhe Isa në ecjet e tyre politike u vërtetua në të gjitha anët ku e ka shkelur me këmbë këtë tokë e kanë dëmtuar.

Gjithashtu Rrahmani alias ISA që njihet në Kosovë si rrënuesi i Autonomisë të 74, diferencuesi dhe shantazhuesi Ibrahim Rugovës dhe LDK-s i lidhur fort me krimin dhe Hashimin si dhe me bizneset e pista të tyre ku janë bërë multi milioner, e kanë zanafillen te agjenturat e tyre për të cilat dyshohet se kanë punuar zellshëm për to,derisa e kanë pruar vendin në këtë gjendje që është sot.

Me rastin e Ufos Hashimi duke u munduar ti frikësoi dëshmitaret përmes Nasim zezës ka sharruar edhe ma thellë, vie pyetja ku na mbeti Ufo i OVL-UQK-s që nuk po sjell dëshmi të reja nga Gjykata ku u fsheh s’po duket më askund!?

Kjo që ndodhi me dosjet e gjykatës speciale është meritë e Hashimit. Të gjithë ata që janë fërkua për ti ja kanë parë sherrin, ashtu siç ja ka parë Kosova, kësaj here Nasim Haradinaj dhe Ngucati i Morinës.

Tradhtarëve dhe të pabesëve gjithmonë ju vjen fundi i turpshëm.

Mallkimi i popullit mbi tradhtaret e vendit ishte ky:”edhe në lindeshin mos u rritshin, e nuk rritshin mos u shtofshin.”

Zoti nuk harron te Ai gjithçka funksionon për mrekulli,Ai nuk ka sekretar as sekretaresh,nuk ka këshilltar as ndërmjetësues...!

Zoti kur e ngrit pushkën me vra Ai vret fort, ne këto raste në këto figura Esat Pashen, Ali Shukriun dhe Rrahman Morinën i ka vrarë fort, këta i ka lanë mu rritë por nuk i ka shtuar, dhe kanë përfunduar njëri në emër të popullit mori hakun që e meritoi, e këta të fundit përfunduan në varre të shkive në Beograd pa e ditur kë kanë lënë mbrapa.

Se si do ju vije fundi tradhtarëve të ri të Kosovës dhe a do ti prek mallkimi i popullit pa dyshim se po,pasardhësit tonë përcjellni rrugëtimin e tradhtarëve të rinj, se paku të këtyre dy figurave politike Rrahman Morinës alias ISA, dhe Ali Shukris alias Hashimit, nese mundet të krahasohet ky i fundit me Ali Shukrin, ndoshta Esat Pasha ka qen adekuati për krahasim, ndoshta edhe ma i keq, ngase ky dyshohet nga gjykata se ka bërë krime fizike duke vrarë dhe spiunuar edhe shokët e vet si Hallaqin, Haradinajn, dhe Limajn dhe shumë të tjerë, mendonte i ndjeri se duke dhënë tokë Kosove,dhe duke dhënë shokët e tij do të shpëton vetë, po ja që ndodhi e kundërta.

Në syrin e popullit janë pikërisht këta por edhe argatët e tyre që do të goditen pa mëshirshëm nga të gjitha anët edhe nga populli edhe nga vetë Zoti i Madhërishëm.

Interesant të vetmit nga rodi njerëzve mbi këtë tokë që po u bashkojshin ishin spiunët, pavarësisht ngjyrave religjioneve po rrishin gjithmonë bashkë, nuk po i besojshin njëri tjetrit, por punët i kishin te përbashkëta.

Zot mallkoi tradhtaret e vendit tim, Zoti e shpëtoftë Kosovën nga ky mjerim politikë amin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat