Pse ish-zyrtari amerikan Price dhe ai aktual Grenell u përlanë publikisht rreth dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit?

Lajme

Pse ish-zyrtari amerikan Price dhe ai aktual Grenell u përlanë publikisht rreth dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit?

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 11:58
Grenell

Është e qartë se Kosova është një ndër temat e fushatës së zgjedhjeve presidenciale amerikane, kjo shihet edhe në sulmet e ndërsjella mes ish-këshilltarit Obama, Prajs dhe të dërguarit special të Trampit, Grenell rreth çështjes së dialogut.

Republikanët të udhëhequr nga Tramp duan që Prishtina edhe Beogradi të arrijnë marrëveshje çfarëdo qoftë qoftë ajo edhe vetëm ekonomike që Tramp do ta shfrytëzonte si atu për zgjedhje.

Ndërkohë kandidati demokrat Xhoe Bajden që opinionit amerikan e botëror i paraqitet si drejtues që do bëjë “më pak politikë të jashtme kaotike” në dallim nga presidenti aktual.

Burime diplomatike kanë thënë se sulmet dhe përlarja publike mes të dërguarit special të presidentit Tramp, Grenell dhe ish-asistenti të presidentit Obama, Ned Prajs rreth Kosovës e dëshmon përdorimin e kësaj çështje edhe në fushatë.

Sipas këtyre burime Tramp llogarit në votat e serbëve që jetojnë në Amerik “ që nuk janë të neglizhueshëm”, ndërsa shqiptarët e Kosovës do dëshironin që në zgjedhje të fitoj Bajden qe “shumë herë deri tash ka vizituar Kosovën dhe nuk do pranonte idenë e ndarjes së Kosovës që është e afërt me zyrtarët serb “.

Dragan Shutanovac ish-kreu i Partisë demokratike dhe kryetar aktual i Këshillit për politikë strategjike tha se „vetë fakti se administrata e Shtëpisë së Bardhë insiston që takimi të mbahen në ShBA edhe përkundër sabotimit të takimit të qershorit ku duhej të takoheshin Thaçi edhe Vuçiq  shkon në dobi të konstatimit se Tramp dëshiron zgjidhje në planin ndërkombëtar, që do ia rris kapacitetin parazgjedhor edhe pas marrëveshjes me Emiratave edhe Izraelit, kështu që marrëveshja Beograd-Prishtinë do kishte ndikim në kapacitetin e Trampit: “.

“Ndonëse koha për Tramp është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe marrëveshja para zgjedhjeve do ishte e mirëseardhur, konsideroj se është tepër ambicioze të priten lëvizje të dukshme kruciale sepse pala e kundërt dëshiron që bisedimet të vazhdojnë me presidentin demokrat amerikan”, shprehet Shutanovac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat