Kthehet në rigjykim rasti i “Mollës së Kuqe”, avokati kërkon edhe ndërprerjen e paraburgimit

Lajme

Kthehet në rigjykim rasti i “Mollës së Kuqe”, avokati kërkon edhe ndërprerjen e paraburgimit

Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:25
Remzi Shala

Është kthyer në rigjykim rasti i ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”.

Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme e Kosovës, teksa rastin e ka konfirmuar avokati i tij, Natal Bullakaj.

Ky i fundit ka thënë se Supremja e ka prishur edhe aktgjykimin e shkallës së parë, edhe atë të shkallës së dytë.

“Kam bë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Supremja e ka prishur edhe aktgjykimin e shkallës së parë ku është dënuar me 14 vite burgim, edhe atë të shkallës së dytë që është dënuar me 10. Pra e ka kthyer në rivendosje. Unë sapo e deponova edhe kërkesën për ndërprerjen e paraburgimit, që mos të shkilen të drejtat e palës sime”, ka thënë Bullakaj.

Ndryshe, Remzi Shala ishte bërë i njohur për publikun pas arratisjes së që kishte bërë ndaj thirrjes së Speciales.

I njëjti ishte dënuar nga Gjykata e Prizrenit për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat