​Veseli kujton luftën heroike kundër Perandorisë Osmane

Lajme

​Veseli kujton luftën heroike kundër Perandorisë Osmane

Më: 30 prill 2020 Në ora: 11:10
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar sot betejën e Kaçanikut dhe gjithë kryengritjen e shqiptarëve në vitin 1910. Ai ka shkruar se beteja në Kaçanik, 110 vjet më parë, dhe e gjithë kryengritja, i kanë hapur rrugë shpalljes së pavarësisë më 1912.

Sipas Veselit, nuk është rastësi që delegatët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në Kaçanik për të shpallur deklaratën kushtetuese të Kaçanikut në shtator të vitit 1990.

“Gryka e Kaçanikut dhe populli i kësaj zone e ka një traditë të lavdishme luftarake duke nisur me kryengritjen kundër osmanëve të udhëhequr nga Pjetër Bogdani përkrah austriakëve në 1690, kryengritjen e prirë nga Dervish Cara në 1844, luftën në kuadër të Lidhjes së Prizrenit në 1881, betejën e sipërpërmendur të 1910, betejën tjetër kundër pushtuesit serb në 1913 për të arritur në kohët tona me luftën e fundit të 9 prillit 1999 ku dhanë jetën 28 dëshmorë të UÇK-së. Nuk është rastësi që delegatët e Kuvendit të Kosovës këtu gjetën strehë të sigurtë për t'u mbledhur e për të shpallur Deklaratën Kushtetuese të Kaçanikut më 07 shtator të vitit 1990”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat