​Mediat urgjent të përfshihen në skemën e Qeverisë

Lajme

​Mediat urgjent të përfshihen në skemën e Qeverisë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën e saj të bërë tek Qeveria, që mediat të përfshihen në skemën e Qeverisë për pagë shtesë ashtu siç parashihet me pikën 6. Kjo bëhet në bazë të diskutimit që OAK ka bërë me mediat anëtare, të cilat kanë shfaqur shqetësim të madh si rezultat i gjendjes së krijuar dhe rrezikut që janë duke u përballur, me qëllim të informimit të shpejtë dhe të saktë të qytetarëve.

OAK nëpërmjet një komunikate thotë se puna e mediave në terren, paraqet jo vetëm rrezik të drejtpërdrejtë për punën e tyre por gjithashtu ata janë duke rrezikuar edhe familjet e tyre nga një infeksion potencial.

“OAK vlerëson që Qeveria duhet të trajtojë të gjithë qytetarët e barabartë në këtë kohë të rëndë me të cilën jemi duke u përballur të gjithë.OAK kërkon edhe nga mediat, që ashtu siç janë duke raportuar në baza të rregullta pà «r të gjitha zhvillimet dhe janë duke përkrahur institucionet dhe bizneset, të raportojnë edhe për gjendjen e tyre jo të mirë në këtë kohë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat