Vuçiq nga nesër dy ditë në vizitë zyrtare në ShBA – “Tema kryesore e bisedimeve do të jetë Kosova”

Lajme

Vuçiq nga nesër dy ditë në vizitë zyrtare në ShBA – “Tema kryesore e bisedimeve do të jetë Kosova”

Nga: F.B Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 18:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do qëndroj në vizitë dy ditore zyrtare në ShBA me 1 edhe 2 mars, ku do marr pjesë në Konferencën vjetori amerikano-izraelite (AIPAC) do të i drejtohet tubimin, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Vuçiq do të takohet me sekretarin e shtetit Majk Pompeo, ndërkohë që në program ka edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë të atij vendi

Vuçiq ka thënë se përveç me Pompeo do të takoj edhe këshilltarin për siguri  kombëtare të presidentit Tram, Robert O’Brajen, të dërguarin amerikan për Ballkan Metju Palmer dhe të dërguarin special për dialogun Riçard Grenel dhe “ me të gjithë ata që vendosin për ne”.

Tema kryesore e bisedimeve në Uashington sipas Vuçiq do të jetë çështja e Kosovës, por do bisedohet edhe për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Vuçiq në Uashington është ftuar ga Komiteti amerikano-izraelit (AIPAC), ku në tubim do të marrin pjesë 18 mijë pjesëmarrës, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe dy të tretat e anëtarëve të Kongresit.

Në këtë tubim presidenti serb do të flas për raportet mes Izraelit dhe Serbisë dhe sfidat e politikës globale.

Sipas tij me amerikanët nuk është lehtë të bisedohet por ai në Uashington do të përpiqet për pozicionin më të mirë të vendit.

Nuk duhet pritur që ShBA apo dikush tjetër nga bashkësia ndërkombëtare të ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës tha Vuçiq.

“Por mund të provojmë të marrim pozitë tjetër në sytë e Amerikës, se që kishim përpara. Këto do të jenë takime me rëndësi për ne” tha Vuçiq para udhëtimit në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat