Konfirmohet takimi Vuçiq-Pompeo, cila do të jetë kërkesa e amerikanëve ndaj Serbisë për Kosovën?

Lajme

Konfirmohet takimi Vuçiq-Pompeo, cila do të jetë kërkesa e amerikanëve ndaj Serbisë për Kosovën?

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 17:00
Vuçiq-Pompeo

Pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, edhe ai Serbisë, Aleksander Vuçiq do të udhëtojë më 1 dhe 2 mars në Uashington, ku pritet të takohet edhe me zyrtarë të lartë amerikanë.

Vuçiq në këtë vizitë do të marrë pjesë në konferencën Amerikano – Izraelite të Komitetit të Punëve të Jashtme, ku pritet të mbajë edhe fjalim.

Mirëpo, pjesa kryesore e vizitës do të jetë takimi i tij me sekretarin e SHBA-ve, Mike Pompeo.

Siç raportojnë mediat në Beograd, çështje primare dhe kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe dialogu.

Pritet të shihet nëse Vuçiqit në takim me Pompeon dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë do t’i jipet mesazh i qartë lidhur me Kosovën dhe normalizimin e raporteve.

Kjo pasi që presidenti Thaçi bëri të ditur dje se kërkesë kryesore e Pompeos dhe SHBA-ve në takimet e zhvilluara në Uashington ka qenë heqja e taksës ndaj mallrave serbe.

SHBA-të aktualisht janë duke e kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat