Dialogu nuk “shkrihet” pa heqjen e plotë të taksës

Lajme

Dialogu nuk “shkrihet” pa heqjen e plotë të taksës

Nga: F. B. Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:54
Ilustrim

Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se qeveria nga 15 marsi do të heq pjesërisht taksat ndaj mallrave serbe nuk do të zhbllokoj dialogun për normalizimin e raporteve me Beogradin, kusht i të cilit ishte heqja e taksës po jo “e pjesshme”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Edhe pse BE përshëndeti paralajmërimin e Kurtit, i dërguari special amerikan për dialog Grenel ka theksuar se ShBA nuk mbështet gjysmë-masat, ndërsa Vuçiq ka thënë se Grenel ka të drejtë sepse kjo “është vetëm lojë”.

“Prishtina me këtë nuk i bënë asgjë Serbisë. Këtë trik Kurti le të i shet dikujt tjetër. Ka shpikur Kurti të heq taksën ndaj lëndës së parë, sepse grurin e merr më lirë se në Maqedoni dhe këtë ia kërkuan afaristët shqiptar që mund prodhojnë miell më të lirë. Por prodhimet finale si çokolladat, biskotat edhe pluhurat ku serbët kanë përfitim nuk e interesojnë”, tha Vuçiq.

“A e ke menduar vetë, Albin apo të ndihmoi ndokush?, kur të hiqen taksat do të bisedojmë, do të jemi deri atëherë të durueshëm”, tha ai.

Vuçiq e quajti “përpjekje mashtrimi” paralajmërimin e Kurtit dhe e parashikoi një ditë para udhëtimit të tij në Amerikë dhe në prag të vizitës në Berlin, para samitit të Vjenës.

“Ajo që për BE është në rregull, unë nuk kam problem, le të bëjnë çfarë të duan, atë shkollë e kam kaluar moti”, tha Vuçiq.

Qëllimi i Kurtit për heqje të pjesshme të taksës nuk ka mbështetjen as të partnerit të koalicionit –LDK, për fillim ai parashikon heqjen e taksës në lëndë të parë e me 1 prill të hiqen për 90 ditë , me kusht që Beograd të ndaloj fushatën e tërheqjes së njohjeve, nëse nuk përmbushet ky kusht atëherë më 15 qershor taksat hyjnë prap në fuqi.

Në shërbimin evropian për punë të jashtme ketë e quajnë hap të “parë” të Kurtit që mund të ketë efekt pozitiv në tregti dhe dialogun me ndërmjetësimin e BE-së.

“Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë rreth të volitshëm për vazhdimin e dialogut në dobi të dy palëve. Përfaqësuesi i lartë Borel është i gatshëm të luaj rolin e tij ndërmjetësues në dialog” thonë në BE.

Ndërkohë Grenel e ka quajtur hapin e Kurtit si “gabim serioz” duke konstatuar se taksat duhet të hiqen dhe kjo i është thënë  dhe bërë e ditur Thaçit edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Paralajmërimi i Kurtit ka hasur në mos miratim nga subjektet politike si opozitare që ishin në pushtet por edhe atyre në pushtet. Zëvendëskryeministri Hoti ka thënë se LDK nuk qëndron në koalicion nëse nuk hiqen taksat pa kusht.

“A mund të drejtoni qeverinë që nuk ka mbështetje nga ShBA? Në atë qeveri, LDK nuk mbetet. LDK nuk ka interes për qeveri ë e izolon vetveten” – tha Hoti duke shtuar se paralajmërimi për heqjen e pjesshme nuk është qëndrim i dakorduar mes partnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat