Vuçiq: BE asnjëherë nuk ka reaguar më shpejtë

Lajme

Vuçiq: BE asnjëherë nuk ka reaguar më shpejtë

Nga: F. B. Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:22
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se asnjëherë BE nuk ka reaguar më shpejtë se kësaj radhe me rastin e paralajmërimit të Prishtinës për heqjen e pjesshme të taksave, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, taksat kanë pasur qëllim që të thyejnë në mënyrë shtesë Serbinë dhe të ulin rezultatet e rritjes ekonomike, por nuk ia kanë dal.

Vuçiq për RTS në pyetjen pse BE e lavdëroi paralajmërimin e Kurtit, ndërsa ShBA këtë nuk e pranojnë, theksoi se BE në Albin Kurtin e sheh aleatin e saj të madh.

"Ata kanë mbështetur zgjedhjen e tij, që nuk mund të them se ishin për vendosje të taksës, por nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asgjë kundër tyre, kanë menduar që në mënyrën shtesë të thyejnë Serbinë dhe të zvogëlojnë rezultatet e rritjes ekonomike. Edhe përkundër taksave Serbia jo vetëm në Ballkan por edhe në gjithë Evropën Juglindore me rritjen më të madhe ekonomike përkrah Hungarisë, pra nuk patën sukses”, porositi ai.

Ai tha se BE është ngutur me deklaratën e vetë dhe janë prononcuar para nesh.

"Tek ne të gjithë heshtën dhe nuk deshëm të reagojmë , derisa të shihnim mirë vendimin. BE ka dal para neve, asnjëherë nuk ishin kaq të shpejtë. Është e qartë se ishin në koordinim me Prishtinën përmes ndërmjetësuesit se çfarë mund të jetë reagimi” ", nënvizoi ai. Vuçiq tha se nuk dëshiron të fyej askënd as angazhimin e askujt nëse ka kontribut, por e pranon se nuk e kupton reagimin.

"Kanë vendosur taksa para 15 muajve, këto nuk janë taksa po ndërprerje e tregtisë me Serbinë. Tash pritni që pas 15 muajve të themi ‘jeni hero – çdo respekt’. Së pari të shohim çfarë na kanë bërë , si na kanë shkatërruar pozicionin në treg dhe na kanë shkaktuar dëm në vlerën 500 milionë euro”, tha ai.

Vuçiq tha se ka pasur thirrje nga vende evropiane që të pranoj në mënyrë të lehtë kërkesat dhe të thotë se bëhet fjalë për hap përpara. Kam thënë se nuk mund të pranojmë sepse nuk kuptoj shumë gjëra por edhe se nuk jemi “më të marrët”, tha ai

 Në lidhje me zërat ndryshe mes ShBA-ve edhe Prishtinës rreth kushtëzimit të Kurtit për taksat, Vuçiq tha se në skenën politike shqiptare LDK dëgjon çdo gjë që i thotë ShBA, Thaçi luan lojë dhe shprehet se mbështet amerikanët, por në terren Veseli shprehet kundër heqjes së taksës.

Kur bëhet fjalë për Kurtin, ai tha se vende të ndryshme evropiane tentojnë të kenë ndikim ne te.

"Ka gjëra të ndryshme, bashkëshortja e tij është norvegjeze, ku mendoj se nuk është nën ndikimin absolut, por kanë politikën e vetë", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat