Spanja nuk bojkoton Samitin e Zagrebit, por nuk ndryshon pozicionin për Kosovën

Lajme

Spanja nuk bojkoton Samitin e Zagrebit, por nuk ndryshon pozicionin për Kosovën

Nga: F. B. Më: 31 janar 2020 Në ora: 19:59
Flamuri spanjoll

Përfaqësia e përhershme e Spanjës në Be ka vërtetuar se Madridi zyrtar nuk do të bojkotoj Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Delegacioni i Spanjës do të jetë, si vend anëtar i BE-së e pranishme në Samitin e Zagrebit” thuhet në kumtesën e përfaqësuesit të përhershëm të Spanjës në Bruksel.

Aty shtohet se në varësi nga konfiguracioni i Samitit, Spanja do të “përcaktoj” nivelin e përfaqësimit.

Me rastin e spekulimit në media se Madridi do të bojkotoj Samitin e Zagrebit për shkak të pranisë së Kosovës, nga përfaqësia e përhershme në Bruksel shtohet se prania e Madridit në Zagreb nuk ndryshon “pozicionin stabil” të Spanjës për mospranimin e Kosovës si shtet.

"Këtë pozicion e ndajmë edhe me katër shtete anëtare të BE-së dhe 80 vende tjera në regjione të ndryshme të botës, në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe sistemin e OKB-së “përfundon kumtesa për Tanjug.

Kryeministri i Spanjës Mariano Rahoj në Samitin e shkuar të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Sofje të B bullgarisë në vitin 2018 refuzoi të ulet në një tavolinë me përfaqësuesit e Prishtinës shkruan “B92”.

Samiti i Zagrebit mbahet me 6 edhe 7 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat