Bajqinovci dhe Rrahmani bëjnë homazhe në kompleksin Zahir Pajaziti në Turuçicë

Lajme

Bajqinovci dhe Rrahmani bëjnë homazhe në kompleksin Zahir Pajaziti në Turuçicë

Nga: N.Sh Më: 31 janar 2020 Në ora: 19:46
Pamje nga homazhet për Zahir Pajazitin

Eman Rrahmani asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, së bashku me deputetin e kësaj partie, Mefail Bajqinovcin, kanë vizituar dhe kanë bë homazhe në kompleksin Zahir Pajaziti.

Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka treguar se aty janë takuar edhe me bashkëluftëtarë të Zahirit, familjar dhe aktivistë.

Ai ka falënderuar Rexhep Zekan për organizimin e aksionit për dhënie të gjakut për nderë të këtij përvjetori.

Shkrimi i plotë:

Sot së bashku me deputetin Mefail Bajqinovci vizituam kompleksin Zahir Pajaziti në Turuçicë ku beme homazhe. Aty takuam bashkëluftëtar të Zahir Pajazitit, familjar, aktivist e bashkëfshatar.

Falenderoj Rexhep Zeka për organizimin e aksionit për dhënie të gjakut për nderë të këtij përvjetori.

Lavdi jetës dhe veprës së Zahirit dhe shokëve që bashkarisht luftuan për çlirimin e vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat