Vuçiq: Borrell na tha qartë – nuk ka BE për Serbinë pa e bë këtë gjë

Lajme

Vuçiq: Borrell na tha qartë – nuk ka BE për Serbinë pa e bë këtë gjë

Nga: F. B. Më: 31 janar 2020 Në ora: 16:31
Josep Borrell dhe Vuçiq

Pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e pranoi se kishte marrë porosi të qartë se– nuk ka BE pa dialogun dhe normalizimin me Prishtinën, nuk biseduam për fushatën e tërheqjeve të njohjeve, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk kemi biseduar rreth kërkesës së Amerikës për ndalimin e fushatës së tërheqjeve të njohjeve. Ne po bëjmë punën tonë. Nuk e pranojmë Kosovën si shtet të pavarur, nuk kemi vendos taksa as kur atyre iu pranua pavarësia. Por e kuptoj pse kërkoi këtë Amerika dhe disa vende të Evropës”, tha Vuçiq.

Vuçiq e pranoi se duhet të bisedoj me Prishtinën, sepse nëse ka bisedime e dimë çka mund të pasojë. Nuk kemi shkop magjik që të fshijmë atë që ka ndodhur. Duhet të përpiqemi që të zgjidhim këtë – tha ai.

Nuk ka lajme të lehta – “Borrell ka thënë qartë se nuk ka perspektivë evropiane pa dialog me Prishtinën”, ka thënë Vuçiq.

“Duhet të punojmë në zgjidhje kompromisi. Unë i thash Borrell se kemi pasur një ide, por ajo tash është e vdekur. Çdo gjë që kemi menduar sot është e pamundur”,  tha Vuçiq dhe shtoi se është i gatshëm me të hequr taksat të ulet në bisedime.

Në konstatimin e Vuçiq se ajo që ishte në tavolinë tash më nuk është, Borrell ka theksuar se diçka duhet të ketë në tavolinë.

“Ardhmëria e BE-së varet nga marrëveshja, Gjatë kësaj vizite dua të përcjell përkushtimin e BE-së rreth kësaj çështje dhe kjo nënkupton përpjekjet e ndërsjella” tha Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat