Borrell: SHBA janë të fuqishme, por nuk munden vetëm të ofrojnë karrige për Kosovën në OKB

Lajme

Borrell: SHBA janë të fuqishme, por nuk munden vetëm të ofrojnë karrige për Kosovën në OKB

Nga: F. B. Më: 31 janar 2020 Në ora: 15:33
Josep Borrell

 Shefi i diplomacisë evropiane diplomati spanjoll Josep Borrell ka deklaruar pas takimit me Vuçiqin se ShBA janë të fuqishme por nuk munden vetëm të ofrojnë Kosovës karrige në Kombet e Bashkuara, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Ka edhe vende tjera, jo vetëm ato të BE-së, por edhe Kina e Rusia, India. Edhe ato pyeten dhe mendoj se të gjithë e kuptojnë se Kosova duhet te pranohet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare”, tha Borell.

Ai kështu është përgjigjur në pyetjen se si do të mund të kthej Beogradin dhe Prishtinën në tavolinën e bisedimeve dhe çka mund të ofrojë BE Prishtinës sepse duket se fokusi i Prishtinës është ShBA dhe qëllimi i tyre është ulësja në OKB.

"Uashingtoni është vend shumë i fuqishëm, por nuk mundet të ofrojë karrige në OKB” ka thënë Borrell duke shtuar se për këtë pyeten edhe Kina Rusia, India dhe anëtarët tjerë të KS të OKB-së.

Ai theksoi se nuk ka dallim ndërmjet qasjes së ShBA-ve dhe BE-së lidhur me dialogun mes dy vendeve duke shtuar se shpreson ne vazhdimin sa më të shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Shpresoj se kjo shpejtë të ndodhë, kur të ndodhë, atëherë BE do të jetë e gatshme të vazhdoj ndërmjetësimin në dialog”.

Sipas tij nuk është çështje e BE-së të vendos cili do të jetë rezultati i dialogut, po kjo ju mbetet Serbisë dhe Kosovës, por BE duhet të angazhohet më fuqishëm në ndërmjetësim.

Për Borerll, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe më shumë se aq, duhet të jetë pjesë e BE, edhe gjeografikisht, në kulturë dhe lidhje ekonomike dhe më e rëndësishme për shkak të aspiratave të qytetarëve, porositi ai.

Për këtë edhe është këtu dhe ka nis vizitën nga Kosova, sepse ka punë me rëndësi dhe bisedimet mes Beogradit e Prishtinës duhet të vazhdojnë.

"Kjo është vizita ime e parë në Ballkan  dhe kam dashur të bëjë kët vizitë sepse për mua Ballkani është pjesë e Evropës në të gjitha aspektet”, tha Borrel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat