Vajza e Xhevdet Ferit prek me postimin e saj: Lamtumirat nuk janë përgjithmonë

Lajme

Vajza e Xhevdet Ferit prek me postimin e saj: Lamtumirat nuk janë përgjithmonë

Më: 31 janar 2020 Në ora: 14:11
Bora Feri

Arti dhe kinematografia ka humbur përgjithmonë një nga aktorët e tij më të mirë. Xhevdet Feri u nda nga jeta para kohe në moshën 59-vjeçare më 16 janar.

Ai ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë, kolegët, të gjithë dashamirësit e artit, për ata që e njohën nga afër atë, por edhe për gjithë publikun.

Dy javë nga vdekja e aktorit të njohur vajza e tij Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka kujtuar me mall dhe dashuri babanë e saj.

Image

 

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kanë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi” ka shkruar e bija në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat