Banorët e lagjes Azemi të Kçiqit kërkojnë nga institucionet komunale ndërhyrje urgjente në përmirësimin e gjendjes së mjerueshme të rrugës

Lajme

Banorët e lagjes Azemi të Kçiqit kërkojnë nga institucionet komunale ndërhyrje urgjente në përmirësimin e gjendjes së mjerueshme të rrugës

Nga: F.B Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 18:49
Pamje të rrugës

Rruga në lagjen Azemi të Kçiqit, që ndërlidh dy fshatrat Kçiqin e Madhe me atë të vogël të komunës së Mitrovicës është në gjendje të mjerueshme, bëhet fjalë për segmentin rrugor rreth 2 kilometra që ka mbetur e paasfaltuar gjë vështirëson tej mase qarkullimin e banorëve por edhe nxënësve në stinën e vjeshtës dhe dimrit.

Banorë të kësaj lagje shumë herë kanë insistuar edhe kërkuar nga komunarër ndërhyrje emergjente në rregullimin e kësaj pjese të rrugës dhe nuk është se nuk kanë marrë premtime, por ato kanë mbetur vetëm fjalë në erë.

Ata kanë thënë për mitrovicatoppress se lëvizja në lagjen e tyre është shumë e vështirë dhe ka nevojë emergjente për veprim. “Ne si lagje shprehim shqetësimin si banorë të kësaj lagje për gjendjen në të cilën ndodhet kjo rrugë dhe kjo lagje, që kërkon ndërhyrje emergjente, aq më parë pasi bëhet fjalë për një lokalitet më i madh jo vetëm në komunën tonë dhe vetëm 5 kilometra larg qendrës, që është i mbytur në llumë edhe baltë vjeshtë e dimër” thonë ata.

Mësohet se fjala është për rrugën “Çlirimtarët e Lirisë” që vetë emri dëshmon se në kohën  luftës ishte një ndër arteret e lëvizjes së ushtarëve çlirimtar dhe banorëve dhe është rruga që lidh dy lokalitetet me emrin Kçiq.

Ata thonë se kjo zonë përkatësisht lagjet që ndërlidhin Kçiqin e vogël dhe atë të madh sikur janë anashkaluar nga pushteti lokal, ajo bëhet  pakalueshme edhe për automjete edhe për këmbësorë veçanërisht në stinën e vjeshtës edhe dimrit.

Azemovit kanë kritikuar pushtetin lokal që vjen këtu atëherë kur ka nevojë për votën, ndërsa më pas kalojnë vite e nuk përmbushin premtimet edhe fjalët për veprime ne ndërtimin e infrastrukturës së domosdoshme për zonën nrurale ku ata jetojnë.

Kjo gjendje është shqetësim i veçantë për prindërit fëmijët e të cilëve vijojnë shkollën në dy shkolla, një grup në Kçiq të Madhe e një pjesë në Shupkovc dhe të cilët detyrohen të kalojnë këtë rrugë aspak të kalueshme.

Sipas banorëve të kësaj lagje, kjo rrugë rreth 2 kilometra që mund të jetë një rrugë e mirë alternative për shmangien e kolonave në rastet emergjente në rrugën magjistrale, është ndër rrugët e pakta që  nuk është rregulluar në fsahtin Kçiq.

Ata kërkojnë nga Këshilli i fshatrave por edhe nga Drejtoria Komunale e Infrastrukturës ndërmarrjen e hapave adekuat në intervenimin dhe rregullimin e kësaj rruge, që është jetike për nxënësit, studentët dhe banorët e kësaj lagje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat