Blerta Hoti sqaron huqjen e Pacollit: Jam zgjedhur nënkryetare dhe jo kryetare e Geteborgut

Lajme

Blerta Hoti sqaron huqjen e Pacollit: Jam zgjedhur nënkryetare dhe jo kryetare e Geteborgut

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:32
Blerta Hoti

Blerta Hoti është zgjedhur anëtare e Qeverisë Komunale dhe njëherësh nënkryetare e Komunës së Göteborg-ut dhe jo kryetare.

Një informacion që fillimisht është dhënë nga faqja e  ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka pasur një shpërndarje të madhe, duke zënë vend ndër kryelajmet e pothuaj të gjitha medieve shqiptare në Kosovë e më gjerë.

Në një tekst fare të shkurtër, Pacolli njoftonte se Blerta Hoti, shqiptare me prejardhje nga Kosova, që jeton në Suedi, ishte zgjedhur kryetare e Komunës së  Göteborg-ut, qytetit të dytë më të madh të Suedisë.

Postimi i edituar i Behgjet Pacollit ku fillimisht njoftonte se Blerta ishte zgjedhur kryetar e Komunës së Gotebrogut

Por, me gjithë se suksesi i Blerta Hotit nuk kontestohet në asnjë mënyrë, e vërteta është pak më ndryshe. Por  Blerta Hoti është zgjedhur anëtare e Qeverisë Komunale dhe njëherësh nënkryetare e Komunës së Göteborg-ut dhe jo kryetare.

Lajmin se është zgjedhur kryetare e ka përgënjeshtruar edhe vetë e përmendura, në një postim në fb:

Ndryshe, Blerta Hoti është politikane e Partisë Socialdemokrate dhe, ndonëse në moshë të re, ka pas vetes një karrierë në politikë. Ajo, në postin më të ri vjen nga posti i këshilltares politike në Ministrinë e Mbrojtjes të Suedisë.. Ndërsa para kësaj, nga viti 2015 ka qenë këshilltare politike në Parlamentin Evropian.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat