Uk Lushi: Maqedonia e Veriut mund të ekstradojë në Serbi vetëm njerëzit me nënshtetësi serbe, por jo Shqiptarët!

Lajme

Uk Lushi: Maqedonia e Veriut mund të ekstradojë në Serbi vetëm njerëzit me nënshtetësi serbe, por jo Shqiptarët!

Nga: Beqir Sina - New York Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:32
Tomor Morina

Shteti i Kosovës duhet t'i komunikojë pa ekuivoke shtetit te Maqedonisë Veriore që nëse qytetari dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tomor Morina ekstradohet në Serbi, fillimisht Kosova dhe më pastaj edhe Republika e Shqipërisë, do të vendosim embargo tregtare dhe politike totale ndaj Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut mund të ekstradojë në Serbi vetëm njerëzit me nënshtetësi serbe. Maqedonia e Veriut nuk guxon të lejohet të trajtojë shtetasit e Kosovës si shtetas të Serbisë dhe duhet ta kthejë Tomor Morninën urgjentisht në Kosovë. Kosova dhe shqiptarët nuk mund të lejojnë asnjë abuzim nga Maqedonia Veriore apo cilido fqinj i popullit tonë më. Rasti i keqtrajtimit të Tomor Morinës është rast që Kosova të tregohet që është shtet dhe të thotë mjaft. Nëse nuk reagohet ndaj shkeljeve me kohë, rrezikojmë që secili shqiptar të jemi Tomor Morinë. Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës duhet të veprojnë me shpejtësi dhe determinim menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat