Daçiqi takohet me delegacionin e BE-së, flasin për Kosovën

Lajme

Daçiqi takohet me delegacionin e BE-së, flasin për Kosovën

Nga: F. B. Më: 31 korrik 2019 Në ora: 15:55
vica Daçiq, Sem Fabrici

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrici ku kanë biseduar për gjendjen aktuale në raportet mes Serbisë dhe BE-së dhe procesin e bashkëngjitjes dhe anëtarësimin në BE, shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota Sot”.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen aktuale në Serbi, procesin e përmbushjes së kritereve për anëtarësim si dhe aktivitetet që e presin këtë vend në periudhën e ardhshme.

Një pikë e veçantë në bisedë ishte kapitulli 31 që ka të bëjë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtëse, ku biseduesit kanë prekur edhe temën e situatën dhe dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sikurse edhe hapat për vazhdimin e tij, pasi të arrihen kushtet e domosdoshme.

Daçiq ka përsëritur se anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE përbën prioritetin dhe qëllimin e politikës së jashtme të vendit të tij, duke nënvizuar se Serbia është përkushtuar në bashkëpunimin intensiv në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë me BE, ndërkohë që në periudhën e ardhshme do punohet në harmonizimin e politikës së vendit me atë të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat