Kosova dhe Shqipëria mbajnë seminarin për mësimdhënësit e diasporës

Lajme

Kosova dhe Shqipëria mbajnë seminarin për mësimdhënësit e diasporës

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 07:37
Foto

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës e Shqipërisë, nga sot deri më 3 gusht do të organizojnë “Seminarin e XV Kombëtar me Mësuesit/et e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë “Prizreni 2019 ”.

Seminari do të mbahet në në Prizren , ndërsa hapja e punimeve do të bëhet në ora 14 00.

Në këtë Seminar, pritet të marrin pjesë mësimdhënës të të gjitha viseve shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat