Dje u bë e ditur se Rusia i ka dhuruar Serbisë shumë pajisje ushtarake si shenjë miqësie.
Në këtë mënyrë Rusia ka rrezikuar destabilizimin e rajonit duke krijaur shqetësime tek vendet fqinje. Edhe NATO nuk i mirëpriti këto transportime të armëve pasi që në këtë mënyrë rritet ndikimi rus në Gadishull.
Mirëpo ende nuk dihet se prej nga erdhën këto armë në shtetin e Serbisë.
Rumania dhe Bullgaria kishin bllokuar transportimin e armëve nëpër territorin e tyre pasi që ato të dyja janë pjesë e NATO’s, si dhe ndaj shtetit të Rusisë ka sanksione ndërkombëtare pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve rusë në Ukrainë.
Presidneti serb aleksandër Vuçiq nuk tregoi se si u transportuan këto armë në shtetin e tij. Ai prej bazës ushtarake në Nish kishte thënë vetëm se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me Rusinë.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Serbi vetëm ka njoftuar se marrëveshja ushtarake me Rusinë po zbatohet në afatet e paracaktuara.